Roma mori tre pikë në konak të Parmës, duke triumfuar me rezultat 2:3.
Një fitore që ia shton gjasat dukshëm për një vend në garat e Champions League.
Parma ka treguar lojë të mirë, por fundi ishte fatal. Për Parmën shënuan Strefezza (47') e Keita (87') dhe për romakët Malen (22' e 90+11’ – nga penalltia) e Rensch (90+4').
Roma shmang turpin në fund dhe ngadhënjeu me përmbysje spektakolare, nga humbja 2:1 në triumf 2:3!
Roma e zë vendin e pestë me 67 pikë, ndërsa Parma të 13-tin me 42 sosh pas javës së 36-të në Serie A.