Hansi Flick: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë!

Futboll

Hansi Flick: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë!

Më: 11 maj 2026 Në ora: 00:18
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur pas ndeshjes ndaj Real Madridi ku skuadra e tij fitoi 2:0 dhe u shpall kampion në La Liga.

Para ndeshjes, Flick mori një lajm jo të mirë, pasi babai i tij ndërroi jetë.

Pikërisht për këtë, Flick u shpreh shumë i emocionuar.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. I dua këta lojtarë, e dua këtë skuadër, këta tifozë janë fantastik. Ishte një ditë shumë e vështirë për mua”, u shpreh Flick

Sigurisht që trajneri pas festimit të titullit do të udhëtoj drejt Gjermanisë për ceremoninë e varrimit të babait të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat