Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit fitojnë Kupën e Kroacisë! 

Futboll

Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit fitojnë Kupën e Kroacisë! 

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 19:50
Dinamo e Zagrebit

Dinamo e Zagrebit është fitues i Kupës së Kroacisë në futboll.

Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Rijekës, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin “Opus Arena” në Osijek.

Futbollisti Stojkoviq është protagonist i fitores, duke shënuar në minutën e 50-të e të 57-tën.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur nga minuta e 63-të në petkun e Dinamos, duke kontribuar në fitoren e madhe.

Hoxha me shokë festojnë këtë sukses të madh, duke kompletuar një edicion të jashtëzakonshëm me kurorën e dyfishtë: Titullin dhe Kupën e Kroacisë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat