Manchester City fiton ndeshjen e mbetur, i afrohet Arsenalit

Futboll

Manchester City fiton ndeshjen e mbetur, i afrohet Arsenalit

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 22:51
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka marrë tre pikë të mëdha në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 31-të në Premier League.

City ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Crystal Palaces.

Fitore e madhe që e mban fuqishëm në luftë për titullin e kampionit.

Golat i realizuan futbollistët Semenyo (32'), Marmoush (40’), Savinho (84’).

Arsenali kryeson me 79 pikë, ka dy më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Crystal Palace renditet në pozitën e 15-të me 44 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat