Paolo Maldini gati të bashkohet me klubin e Superligës

Futboll

Paolo Maldini gati të bashkohet me klubin e Superligës

Më: 14 maj 2026 Në ora: 14:53
Paolo Maldini

Te Milani “qajnë” akoma largimin e Paolo Maldinit, i mbajti rolin e drejtorit sportiv për 4 vite.

Që prej asaj kohe, 57-vjeçari italian është i “papunë”, në kërkim të një aventurë të re, por në të njëjtin profesion që ushtronte edhe tek klubi i Milan.

Së fundmi nga Italia raportohet se Paolo Maldini ka shfaqur interes për t’u bashkuar me klubin e Superligës turke, Fenerbahce.

Gazetari Maurizio Pistocchi raportoi se italiani është një nga kandidatët për klubin “verdheblu”.

Maldini është gati që të arrijë marrëveshjen, nëse kushtet janë të përshtatshme dhe të ketë lirinë për merkaton.

Një lajm ky që po bën bujë jo vetëm në Turqi, por sigurisht edhe në Itali. Tifozët e Milan kanë nisur një “sherr” të madh në rrjet, duke kërkuar ndryshimin rrënjësor të drejtuesve dhe rikthimine e Paolo Maldinin si drejtor sportiv i klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat