Dalin në shitje biletat për finalen Ferizaj-Dukagjini

Futboll

Dalin në shitje biletat për finalen Ferizaj-Dukagjini

Më: 15 maj 2026 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të arrijë kulmin më 21 maj 2026, kur në të do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajit dhe Dukagjinit.

Ferizaji vjen në këtë finale pas një rruge të fortë dhe me synimin për të kurorëzuar sezonin me trofe, ndërsa Dukagjini synon të shkruajë historinë dhe të rrëmbejë kupën përballë një kundërshtari të fortë.

Ndërkohë FFK-ja ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje online. Tribunat Veri dhe Jug do të jenë të rezervuara për tifozët e skuadrave përkatëse, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në stadium.

Çmimet e biletave:

Veri & Jug: 3€

Lindje: 5€

Perëndim: 10€

VIP: 30€

Tifozët e Ferizajt do të vendosen në tribunën Veri (V1, V2, V3), ndërsa ata të Dukagjinit në tribunën Jug (J1, J2, J3).

Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe pritet të mbledhë një numër të madh tifozësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat