Sylvinho: Jemi rritur me Shqipërinë për 3 vjet e gjysmë

Futboll

Sylvinho: Jemi rritur me Shqipërinë për 3 vjet e gjysmë

Më: 19 maj 2026 Në ora: 11:36
Sylvinho

Pas presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në konferencë shtypi foli Sylvinho, tashmë ish-trajner i kuqezinjve. Ai ka treguar shkurtimisht eksperiencën e tij në krye të Shqipërisë për 3 vjet e gjysmë dhe pastaj i ka uruar fat trajnerit të ri.  

“Më kanë pritur shumë mirë këtu dhe ju falënderoj shumë.

E njoh mirë Shqipërinë tashmë. E falënderoj presidentin Duka për besimin dhe punën që kemi bërë.

Falënderoj gjithë stafin për punën, të gjithë futbollistët. Bashkë kemi bërë një rrugëtim prej 3 vitesh e gjysmë, jemi rritur bashkë dhe kemi arritur ato rezultate.

Falënderoj dhe tifozët e Kombëtares, kanë qenë një shenjë pozitive për ne, për të punuar çdo ditë. Nuk ka shumë për të thënë.

Që në ditën e parë që kam qenë këtu, kam thënë: zemra dhe djersa nuk mund të mungojnë kurrë. Tani dua t’i uroj shumë fat trajnerit të ri Maran dhe sa më shumë suksese”, – ka thënë mes të tjerash trajneri brazilian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat