Duka tregon objektivat e Shqipërisë me trajnerin e ri

Futboll

Duka tregon objektivat e Shqipërisë me trajnerin e ri

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:20
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbajtur një konferencë për shtyp për mediat, brenda “Shtëpisë së Futbollit2, aty ku ka njoftuar mbylljen e ciklit me Sylvinho si dhe ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran. 

“Ekipi kombëtar tanimë e ka vendosur atë stekë aty ku vërtet ne dëshirojmë dhe objektivat mbeten po ato: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në Euro 2028, për të vazhduar më pas drejt objektivit të paarritur ndonjëherë, që të jemi pjesë e Botërorit 2030.

“I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me ekipin kombëtar shqiptar.

Në fakt, nuk bëra një prezantim të CV-së së zotit Maran, sepse është një emër i njohur i futbollit europian.

Ai ka një eksperiencë 25-vjeçare, ka drejtuar skuadra të rëndësishme në Serie A dhe Serie B, dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë në Nations League dhe në ndeshjet kualifikuese.”, është shprehur Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat