Ish-arbitri anglez: Omar Artan duhet që të kompensohet nga FIFA!

Futboll

Ish-arbitri anglez: Omar Artan duhet që të kompensohet nga FIFA!

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 11:25
Hackett

Çështja “Omar Artan” ka ekspozuar së tepërmi FIFA-n në sytë e publikut, i cili prej ditësh është revoltuar me mënyrën se si është trajtuar historia e arbitrit nga Somalia, i cili nuk u lejua që të futej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse ishte njëri prej xhaketave të zeza të përzgjedhura nga qeveria e futbollit botëror për të gjykuar ndeshje të Botërorit 2026.

Për këtë çështje ditën e djeshme ka bërë një propozim konkret edhe një zë i fuqishëm në botër e arbitrit siç është Keith Hackett.

Ish-arbitri anglez ka ftuar FIFA-n që të kompensojë Artan duke i paguar shifrën që pritej të arkëtohej prej tij nëse do të ishte lejuar që të praktikonte detyrën e tij.

“Kjo duket shumë e padrejtë, duke privuar një gjyqtar të ri nga mundësia për të arbitruar në një Kupë Bote.

Rruga drejt majës është tepër e vështirë dhe ky gjyqtar ka zhvilluar një karrierë që e ka parë të përballet me sfidat dhe të ngrihet në nivelin e duhur.

Jam i sigurt se familja dhe federata e tij do të zhgënjehen shumë. Gjyqtarët pritet të fitojnë rreth 100,000 mijë dollarë. Pra, shpresoj që FIFA, e cila ka dështuar në mbështetjen e çështjes së tij, do ta paguajë atë”, tha Hackett.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat