Nga refuzimi i vizës në SHBA te finalja e madhe e UEFA-s

Futboll

Nga refuzimi i vizës në SHBA te finalja e madhe e UEFA-s

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:57
Omar Artan

Gjyqtari somalez Omar Artan do të jetë arbitri kryesor i finales së Superkupës së UEFA-s 2026, ku përballen Paris Saint-Germain dhe Aston Villa F.C..

Ky vendim vjen si një zhvillim surprizë, duke pasur parasysh se Artan më herët ishte refuzuar për vizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një çështje që kishte bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, UEFA ka vendosur t’i besojë atij një nga ndeshjet më prestigjioze të sezonit evropian, duke e konfirmuar si gjyqtar kryesor të finales së Superkupës.

UEFA Super Cup mbledh çdo vit fituesit e Champions League dhe Europa League, dhe konsiderohet një nga ndeshjet hapëse më të rëndësishme të sezonit të ri evropian.

Emërimi i Artanit shihet si një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa ndeshja PSG – Aston Villa pritet të tërheqë vëmendje të madhe në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat