Çuditë në futbollin e Kosovës nuk kanë fund!
Bylbyl Sokoli është më i merituari që Malisheva është nënkampione e Kosovës dhe për daljen në garat evropiane, habia është se bashkëpunimi me të u ndërpre.
Malisheva jep sqarimin e tyre me vendimin e fundit.
“Pas takimit dhe analizës së detajuar të kampionatit ndërmjet Kryetrajnerit Bylbyl Sokoli dhe drejtuesve të KF Malisheva, u analizuan rezultatet e arritura gjatë sezonit.
Në përfundim të takimit, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Kryetrajnerit Sokoli dhe KF Malishevës të përfundojë në këtë fazë.
Klubi falënderon trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri shpreh mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj kohe.
KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional”, ka njoftuar FC Malisheva.