Japonia senzacionale, në finish ‘ngrin’ Holandën

Futboll

Japonia senzacionale, në finish ‘ngrin’ Holandën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 qershor 2026 Në ora: 21:49 Përditësuar në ora: 23:56 më 14.06.2026
Japonia feston

“Tulipanët” befasohen nga japonezët,

Holanda ka startuar me një pikë në Grupin F të Kampionatit Botëror në futboll, pasi është ndalur në barazim 2:2 nga Japonia në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në Dallas.

“Tulipanët” u befasuan nga japonezët, edhe pse ishin më të rrezikshëm në disa momente të lojës. Të gjitha golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, duke e bërë ndeshjen shumë dinamike dhe dramatike.

Në minutën e 3-të, Donyell Malen pati një rast të mirë nga afërsia, por u ndal me një pritje të shkëlqyer nga portieri japonez.

Holanda - Japonia 2:2

Stadiumi "AT&T", Dallas.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I.Elfath (SHBA). 
Shënues: van Dijk (51'), Summerville (64'). - Nakamura (57'), Ogawa (89').
Kartona të verdhë: Summerville, Depay, van de Ven.

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders (Timber 70), De Jong, Gravenberch (Ake 81'), Gakpo (Brobbey 85'), Summerville (Koopmeiners 70'), Malen (Depay 70').
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe (Tomiyasu 75'), Doan (Sugawara 76'), Sano, Kamada, Nakamura, Kubo (Ogawa75'), Maeda (Ito 66'), Ueda (Shiogai 84').

Në minutën e 51-të, Virgil van Dijk kaloi Holandën në epërsi me një gol me kokë, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Keito Nakamura barazoi rezultatin 1:1 me një goditje mjeshtërore nga rreth 17 metra, duke e lënë portierin holandez të pafuqishëm.

Në minutën e 64-të, Crysencio Summerville riktheu epërsinë për Holandën me një goditje precize nga metra, për 2:1, duke lënë përshtypjen se fitorja po shkonte drejt “tulipanëve”.

Megjithatë, në fund Japonia nuk u dorëzua. Në minutën e 89-të, Koki Ogawa shënoi golin e barazimit 2:2, pas një devijimi.

Në fund, Japonia arriti një pikë të madhe, duke “ngrirë” Holandën në minutat vendimtare të takimit.

Në ndeshjen e radhës, Holanda përballet me Suedinë, ndërsa Japonia takohet me Tunizinë,

Japonia befason

(E plotësuar) – 6 minuta kohë shtesë për t’u luajtur.

Minuta e fundit.

89' Gol! Koki Ogaëa (Japoni) e fut topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë devijohet nga një lojtar holandez dhe futet në portë, 2:2.

85' Kjo do të jetë e gjitha nga Cody Gakpo, i cili do të zëvendësohet nga lojtari i ri i Brian Brobbey (Holandë).

82' Ryan Gravenberch do të zëvendësohet nga Nathan Ake (Holandë).

80' Holanda po shkon drejt fitores\

75' Një nga mbrojtësit reagon në minutën e fundit për të bllokuar në mënyrë brilante një pasim nga Tsuyoshi Watanabe (Japoni). Do të jetë një goditje nga këndi për Japoninë.

Holanda - Japonia 2:2
Stadiumi "AT&T", Dallas.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I.Elfath (SHBA). 
Shënues: van Dijk (51'), Summerville (64'). - Nakamura (57'), Ogawa (89').
Kartona të verdhë: Summerville, Depay.
Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders (Timber 70), De Jong, Gravenberch (Ake 81'), Gakpo (Brobbey 85'), Summerville (Koopmeiners 70'), Malen (Depay 70').
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe (Tomiyasu 75'), Doan (Sugawara 76'), Sano, Kamada, Nakamura, Kubo (Ogawa75'), Maeda (Ito 66'), Ueda (Shiogai 84').

72' Ismail Elfath ka një pamje të qartë dhe sheh një faull nga Denzel Dumfries (Holandë).

69' Japonia në presion.

64’ Topi shkon në rrjetë dhe Crysencio Summerville (Holandë) është ai që e shënoi nga rreth 16 menta në këndin e poshtëm të djathtë, 2:1.

61' Ismail Elfath ia jep kartonin e verdhë Crysencio Summerville (Holandë) për një ndërhyrje.

57’ Keito Nakamura (Japoni) gjen rrjetën! Ai me një lëvizje mjeshtërore e nga rreth 17 metra e la në pozicion mat portierin holandez dhe si spektator shikoi topin duke u futur në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1.

51' Virgil van Dijk (Holandë) shënon me kokë në këndin e majtë të portës japoneze.

47' Holanda e nisi fuqishëm pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Ayase Ueda (Japoni) gjuan me një volej të shkëlqyer nga brenda zonës, por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.

43' Keito Nakamura (Japoni) humbi një mundësi premtuese për shënim.

42' Keito Nakamura (Japoni) nuk arrin të bëjë një krosim të saktë në zonë. Topi del jashtë loje dhe Holanda do të ketë një goditje nga porta.

37' Cody Gakpo (Holandë) fiton topin nga goditja e dënimit dhe gjuan lart mbi traversë!

34' 34' Donyell Malen (Holandë) ngrihet më lart për të goditur me kokë portën, por përpjekja e tij e ulët drejt mesit të portës pritet lehtësisht nga portieri.

33' Donyell Malen (Holandë) sheh një shok skuadre të pamarkuar dhe përpiqet t'i dërgojë një pasim të ulët.

30' Micky van de Ven (Holandë) nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e skuadrës brenda zonës pasi pasimi i tij është bllokuar.

28' Një krosim i lartë nga Hiroki Ito (Japoni) dështon, ndërsa mbrojtja kundërshtare largon shpejt topin nga zona e penalltisë.

23' Gjyqtari fishkëllen dhe do të kemi një të ashtuquajtur pushim qetësues për shkak të temperaturës së lartë.

18' Crysencio Summerville (Holandë) harkon topin, por njëri prej lojtarëve mbrojtës e largon në vend të sigurt.

14' Daichi Kamada (Japoni) ekzekuton goditjen nga këndi, por njëri nga mbrojtësit reagon mirë.

10' 10' Virgil van Dijk (Holandë) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit, por e tepron me pasimin dhe rasti humbet.

9' Frenkie de Jong (Holandë) kryen një faull të rëndë. Ismail Elfath ndalon lojën dhe merr një vendim.

6' Micky van de Ven (Holandë) bën një ndërhyrje të fortë.

3' Donyell Malen (Holandë) ka rast të mirë nga afër. Pritje e klasit botëror nga portieri japonez.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

 “Tulipanët” për ta nisur me këmbë të mbarë

Holandë-Japoni është ndeshja e parë e grupit F, e cila do të luhet do të luhet në Texas. “Tulipanët” e drejtuar nga Ronald Koeman duan të tregojnë forcën e tyre që në fillim dhe ta nisin me këmbë të mbarë, ëpr të mos ndërlikuar gjërat më pas.

Japonezët e drejtuar nga 57-vjeçari, Hajime Moriyasu, duan të bëjnë surprizën që në ndeshjen e parë.

Holanda XI: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven; De Jong, Gravenberch; Summerville, Reijnders, Gakpo; Malen.

Japonia XI: Suzuki; Taniguchi, Watanabe, H.Ito; Doan, Kamada, Sano, Nakamura; Maeda, Kubo; Ueda.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Suedisë dhe Tunizisë, do të luhet në orët e para të mëngjësit të nesërm.

Si rreshtohen Holanda dhe Japonia?

Vetëm dy kombëtare në histori kanë një përqindje fitoresh më të lartë në Kupën e Botës sesa Holanda, teksa tulipanët nisin një tjetër përpjekje për të arritur lavdinë e shumëpritur.

Sfida e tyre e radhës është ndaj Japonisë, një kombëtare që vitet e fundit ka treguar se di të surprizojë fuqitë e mëdha evropiane.

Përballja e mbrëmjes së sotme që do të startojë në orën 22:00 premton të jetë interesante, me Holandën që synon të konfirmojë statusin e favoritit dhe Japoninë që kërkon të tregojë forcën duke surprizuar holandezët.

Ky duel mund të rezultojë një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së grupeve.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Holandë - Japoni, publikohen formacionet zyrtare

Holanda dhe Japonia përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për grupin F në Botëror.

“Tulipanët” vijnë si favoritë në këtë përballje, por aziatikët kanë treguar se mund t’i hapin probleme çdo ekipi.
Holanda nuk njeh asnjë humbje ndaj Japonisë, pasi në tre përballje mes tyre, kanë fituar dy herë dhe një takim është mbyllur në barazim.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve për këtë përballje.

Holanda - Japonia

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Summerville, Malen.
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe, Doan, Sano, Kamada, Nakamura, Kubo, Maeda, Ueda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat