Messi shkruan historinë në Botëror me Argjentinën

Futboll

Messi shkruan historinë në Botëror me Argjentinën

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 01:48
Messi

Lionel Messi ka përditësuar dy rekorde historike të golave, që janë në emrin e tij në Botëror.

Pasi i shënoi Kepit të Gjelbër është në kuotën e 20 golave si askush tjetër.

Jo vetëm kaq. Messi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi në Botëror, që shënon gol me Argjentinën.

Po ashtu një statistikë unike u regjistrua sot.

Me 12 gola të kontribuar(6 gol+6 asist) në fazën me eliminim direkt të Botërorit, Mesi ka kaluar Mbappe dhe Pele.

Të dy kanë nga 11, ndërsa këto statistika njihen që nga viti 1966.

Në këtë Botëror e kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola.

Realizimi ndaj Kepit të Gjelbër në minutën e 29-të ishte mjaft i bukur.

Mosha për Mesin po rezulton vetëm një numër. 39-vjeçari është i pandalshëm dhe po udhëheq Argjentinën në ëndrrën për të fituar sërish trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat