Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh! Lojtari është nga Kosova

Futboll

Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh! Lojtari është nga Kosova

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 00:19
Drilon Hazrollaj

Tirana ka shfaqur interes për Drilon Hazrollajn, sulmuesin nga Kosova që mund të largohet nga Rapid Bukureshti vetëm një vit pas transferimit të tij të bujshëm.

22-vjeçarin u afrua në verën e vitit 2025 për shumën e 900 mijë eurove nga FC Malisheva.

Transferimi u konsiderua një tjetër goditje nga tregu kosovar, pas suksesit që Rapid kishte pasur më herët me lojtarë si Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. Megjithatë, aventura e Hazrollajt i nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

“ProSport” të martën njoftoi se problemi kryesor që nuk po finalizohet transferimi te Tirana është paga e lojtarit, duke pretenduar se talenti i Kosovës po kërkon rreth 9 mijë euro në muaj, vlerë që klubi shqiptar nuk është në gjendje të paguajë.

Megjithatë, menaxheri i lojtarit, Telaku për “Telegrafin” ka bërë të qartë se lojtari ende nuk ka vendosur për lëvizjen e radhës.

“Jo, marrëveshja ende nuk ka dështuar. Jemi në negociata. Klubet faktikisht janë pajtuar, por ne kemi edhe disa alternativa tjera që po i shohim”, konfirmoi aii.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat