Taulant Seferi fut në “sherr” klubet turke

Futboll

Taulant Seferi fut në “sherr” klubet turke

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 21:12
Taulant Seferi

Pas dy vitesh me Bodrumspor, Taulant Seferi ka ndryshuar ekip dhe ka vendosur të bashkohet me Kayserispor në Ligën e Parë të Turqisë.

Bodrumspor sezonin e fundit ishte shumë pranë ngjitjes në Superligën turke, por nuk mundi, e për pasojë ka humbur edhe shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Kjo lëvizje e Seferit merr “ngjyra” edhe më të “ndezura” për shkak të rivalitetit dhe prezencës në të njëjtën ligë të të dyja skuadrave.

Në edicionin 2025-2026, Seferi tregoi “nuhatje vrastare” para portës, 16 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat