Të enjten Drita - Tre Fiori

Futboll

Të enjten Drita - Tre Fiori

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 20:24
Drita

Kampioni i Kosovës, Drita, të enjten mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në kuadër të garës për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit dhe Tre Fiori do të përballen në ‘Fadil Vokrri’:.

Drita ka një avantazh të madh pas ndeshjes së parë, të cilën e fituan me rezultat 4:1 në udhëtim.

Me këtë epërsi, Drita është në pozicion të favorshëm për të siguruar kalimin në ‘play-off-in e Ligës së Konferencës.

Gjilanasit synojnë ta menaxhojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të kësaj ligë evropiane, e treta për nga rëndësia në Evropë.

Ndeshja Drita-Tre Fiori nis në orën 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat