Dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit i dhanë NK Celje kualifikimin në raundin “Play Off” të Champions League.
Skuadra sllovene përmbysi disavantazhin 2:1 të ndeshjes së parë, duke i mohuar Ararat-Armenia mundësinë për t’u afruar edhe një hap me historinë si skuadra e parë armene që arrin ndonjëherë në “Play Off”-in e Champions-it.
Falë triumfit 2:0 në ndeshjen e kthimit, NK Celje, që një raund më parë eliminoi Egnatian me penallti, tashmë kanë siguruar grupet e Ligës së Europës, ndërkohë që në “Play Off” do të përballen me Slovan Brastilavën.
Protagonist në triumfin 2 me 0 ndaj Ararat-Armenias, u bë edhe shqiptari i Kosovës, Milot Avdyli që asistoi në golin e parë të shënuar nga Dukuly.