Muriqi aktivizohet, Fenerbahçe kualifikohet

Futboll

Muriqi aktivizohet, Fenerbahçe kualifikohet

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 23:30
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Fenerbahçes të martën.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen që Feneri e fitoi me rezultat 1:0 ndaj Sturm Grazit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ishte ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Championsit.

Muriqi është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, duke zëvendësuar brazilianin Anderon Talisca, i cili pak minuta më parë kishte shënuar nga pika e bardhë, për fitoren minimale të Fenerit.

Gjiganti turk do të vazhdojë tutje rrugën për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe në fazën e play-offit, do të ndeshet me ekipin që fiton në përballjen Lyon-Spartak Prague.

Ndryshe, Muriqi ka luajtur edhe më parë për Fenerbahçen, ndërsa ai është rikthyer te kampioni i shumëfishtë i Turqisë në këtë afat kalimtar nga Mallorca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat