Sylvinho, kandidat për stolin e Algjerisë

Futboll

Sylvinho, kandidat për stolin e Algjerisë

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 23:38
Sylvinho

Më 3 gusht, Vladimir Petkoviç u largua nga drejtimi i Algjerisë, pas një Botërori zhgënjyes, ku skuadra u eliminua në fazën e 1/16-ve pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës.

Largimi u bë me marrëveshje të përbashkët mes trajnerit dhe federatës.

Por, një emër i njohur për shqiptarët mund të rikthehet në skenën e futbollit ndërkombëtar. “Klan News” mëson se Silvinjo është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares së Algjerisë.

Braziliani ka një avantazh të rëndësishëm: përvojën e fituar gjatë tre viteve në krye të kuqezinjve. Me Sylvinhon në stol, Shqipëria siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian, ndërsa më pas arriti edhe në fazën play-off të kualifikueseve të Botërorit.

Profili i tij, eksperienca ndërkombëtare dhe filozofia taktike duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve algjerianë, por gara mbetet e hapur.

Rivali kryesor është spanjolli Felix Sanchez Bas, ish-trajneri i Katarit dhe një emër me eksperiencë të konsiderueshme. Aktualisht, kuotat mes tij dhe Silvinjos janë të barabarta, duke e bërë të duket si një garë e hapur.

Vendimi final pritet të merret së shpejti. Nëse zgjidhet Sylvinho, ish-trajneri i Shqipërisë do të ketë një tjetër sfidë madhore në karrierë, këtë herë në stolin e Algjerisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat