Arbër Hoxha feston golin e parë të sezonit në fitoren e thellë të Dinamos nga Zagrebi

Futboll

Arbër Hoxha feston golin e parë të sezonit në fitoren e thellë të Dinamos nga Zagrebi

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 23:05
Dinamo

Arbër Hoxha ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në edicionin e ri të elitës së futbollit kroat, duke lënë gjurmë në fitoren e thellë të Dinamo Zagrebit ndaj Rudesit.

Dinamo nuk pati shumë telashe përballë mysafirëve, duke triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.

Hoxha e vulosi paraqitjen e tij me gol në minutën e 63-të, kur realizoi golin e katërt të skuadrës së Zagrebit dhe i dha fund çdo dileme për fituesin.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte në fushë gjatë gjithë takimit dhe me paraqitjen e tij u rendit ndër lojtarët më të spikatur të ndeshjes.

Për Hoxhën, ky është goli i parë në kampionat për sezonin 2026/27, ndërsa Dinamo Zagrebi vazhdon të ndërtojë një start pozitiv në kampionatin kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat