Arsenali bindës ndaj Manchester Cityt, fiton trofeun e parë në edicionin e ri

Futboll

Arsenali bindës ndaj Manchester Cityt, fiton trofeun e parë në edicionin e ri

Nga: K.G. Më: 16 gusht 2026 Në ora: 17:50
Lojtarët e Arsenalit festojnë

Kampioni i Anglisë, Arsenali, ka treguar lojë të jashtëzakonshme në përballje me Manchester Cityn, duke triumfuar me rezultat bindës 3:0.

Arsenali ka fituar trofeun “Community Shield”, trofeun e parë në edicionin e ri.

City pritej të jetë më i fortë sa i përket kësaj finale, por i hasi sharra në gozhdë në përballje me “Topçinjtë”.

Në një atmosferë të bukur sportive në stadiumin “Principality” në Cardiff, djelmoshat e trajnerit Mikel Arteta treguan klasin e tyre ndaj Cityt. 

Futbollisti Calafiori shënoi brenda 23 sekondave, duke heshtur skuadrën e trajnerit Maresca.

Golat i realizuan futbollistët Calafiori (1'), Havertz (28') e Odegaard (48').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat