2 gola për 3 minuta, shqiptari i Kosovës asiston në Rusi

Futboll

2 gola për 3 minuta, shqiptari i Kosovës asiston në Rusi

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 19:23
Mirlind Daku feston

Pas debutimit zhgënjyes me Spartakun e Moskës, Mirlind Daku është rikthyer sërish të jetë protagonist.

Në ndeshjen që po luhet mes Baltika dhe Spartakut, Daku në minutën e 20-të, gjeti bukur “korridorin” për Ugalde, duke e nxjerrë këtë të fundit përballë portierit.

Nga ky rast, sulmuesi i Kosta Rikës e shfrytëzoi dhe “tundi rrjetën”, asist i Dakut.

Por “festa” e kryeqytetasve zgjati vetëm pak çaste. 3 minuta më vonë, Baltika barazoi me Mendel.

2 gola brenda 3 minutash dhe spektakël, kjo është “panoramë” mes Baltika dhe Rubin Kazan, e “mbërthyer” në shifrat 1:1, ndërsa ka ende kohë deri në mbylljen e pjesë së parë. Përballja është e vlefshme për javën e 4-të në Premier League ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat