Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, është i pikëlluar me ikjen në amshim të legjendës së futbollit Zenun Brovina.
Emri i madh i futbollit të Kosovës, Brovina, ka pasur një karrierë të bujshme, nga Vëllaznimi në Partizan të Beogradit dhe në KF Prishtina.
Po ashtu ishte reprezentues i Kosovës dhe pas luftës për shumë vite vëzhgues i futbollit në Superligën e Kosovës.

Nga e majta në këmbë Zenun Brovina, Esat Mehmeti...
Mehmeti përmes një postimit prekës në rrjetin e tij social për Brovinën, ka shkruar:
“Na iku edhe një mik i madh, legjendë mbi legjenda. Kapiteni: Zenun Brovina
Lamtumirë kapiten.
Do të kujtojmë më shumë mall, respekt e krenari.
Zoti të bekoftë. Legjendat nuk vdesin kurrë”..