Djali i Robinho Junior gati për hapin e madh në karrierë

Futboll

Djali i Robinho Junior gati për hapin e madh në karrierë

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 19:36
Robinho Junior

Mediet braziliane zbulojnë se Robinho Junior, djali i ish-lojtarit të talentuar por kontrovers të Real Madridit dhe Milanit, mund të bëjë këtë verë hapin e madh në karrierë.

Për 18-vjeçarin i cili luan si sulmues në krahun e djathtë ka interes konkret nga dy ekipet e njohura të La Ligës: Sevilla dhe Rayo Vallecano.

Sevilla po pret largimin e njërit prej Ejuke ose Vargas dhe më pas të dërgojë një ofertë zyrtare në drejtim të Santosit për Robinho Junior. Vlera në treg e 18-vjeçarit sipas

Transfermarkt është vetëm 5 milionë euro, por më siguri që klubi brazilian do të kërkojë shumë më tepër sesa kaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat