Dinamo e Zagrebit dhe skuadra norvegjeze Viking janë ndarë baras (2:2) në takimin e parë të play-off-it të Champions League.
Viking mori rezultat të mirë në “Maksimir” dhe e pret me qetësi takimin e kthimit.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit nga minuta e 68-të.
Për 22 minuta ka dhënë maksimumin në fanellën e dinamovitëve.
Për Dinamon shënuan Beljo (6'), Lisica (10') dhe për Viking realizuan Christiansen (26') e Tripic (39').
Dinamon e pret punë e vështirë në konak të Viking-it në takimin e kthimit.