Interi ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit anglez Curtis Jones. Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja verbale mes dy klubeve është arritur për një paketë prej 35 milionë eurosh.
Jones ishte prej kohësh objektivi kryesor i Interit dhe raportohet se vetë lojtari dëshironte vetëm transferimin në Milano.
Liverpooli kishte ulur kërkesën e tij në rreth 35 milionë euro, duke i hapur rrugë marrëveshjes me klubin italian.
Tani pritet që të përfundojnë procedurat administrative dhe dokumentet e transferimit. Pas kësaj, Jones do të udhëtojë drejt Italisë për kontrollet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Transferimi do të shënojë një kapitull të ri për 25-vjeçarin, i cili është rritur te Liverpooli dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë për disa sezone.
Tashmë, ai pritet të nisë aventurën e tij në Serie A me fanellën zikaltër.
Interi e ka konsideruar Jones si një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe duket se më në fund ka arritur ta bindë Liverpoolin për shitjen e tij.