Shqiptari debuton kundër Ronaldos

Futboll

Shqiptari debuton kundër Ronaldos

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 16:40
Pamje nga ndeshja

Berat Gjimshiti nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në futbollin arab.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili këtë verë i dha fund një historie 10-vjeçare tek Atalanta për t’u transferuar te Al Diryah në Arabinë Saudite, debutoi me humbje në ndeshjen e Kupës.

Skuadra e tij u mposht me rezultatin 4 me 1 nga Al Nassr i Cristiano Ronaldos.

Edhe pse ylli portugez kishte marrë disa ditë leje për shkak të dasmës së tij, ai ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur shokët e ekipit.

Gjimshiti luajti që nga minuta e parë. Ekipi i tij kaloi fillimisht në avantazh, por Al Nassr reagoi duke përmbysur gjithçka.

Protagonisti i sfidës ishte Joao Felix, autor i dy golave, që udhëhoqi skuadrën drejt fitores bindëse 4 me 1.

Kështu, debutimi i Gjimshitit në Arabinë Saudite mbyllet me një disfatë, ndërsa mbrojtësi shqiptar duhet të konfirmojë nivelin që tregoi gjatë atyre viteve me fanellën e Atalantës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat