Llapi ka marrë fitoren e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 4:0 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së pestë.
Vushtrria luajti si vendas në stadiumin në Malishevë.
Golat i realizuan Arbnor Ramadani (17'), Fiton Ademi (36'), Arianit Hasani (60’) e Mërgim Cërnavërni.
Llapi ngritet në vend të tetë me 3 pikë dhe Vushtrria bie në fund me 0.