Elseid Hysaj lë Italinë për Shqipërinë

Futboll

Elseid Hysaj lë Italinë për Shqipërinë

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 11:32
Elseid Hysaj dhe Abissnet Superiore

Në një video të fundit në rrjetet sociale nga fotografi i klubit të Vllaznisë, Mikel Thepina, ndërsa ekipi shkodran stërvitet para ndeshjes me Laçin, e vlefshme për javën e 4-të në Abissnet Superiore, shfaqet edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares po përgatitet me skuadrën shkodrane, ndërsa ende nuk ka gjetur “destinacionin” për sezonin e ri.

32-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Lazion dhe sipas mediave në Itali, mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më në tokën “Axurre”.

Në të kaluarën, Hysaj e ka lënë të hapur mundësinë për ta mbyllur karrierën te Vllaznia, por nuk i dihet nëse ky është momenti i duhur për të qenë pjesë e ekipit shkodran, apo ishte një deklarat e çastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat