De Bruyne me deklaratë të fortë për Arsenalin pas fitores ndaj Napolit

Futboll

De Bruyne me deklaratë të fortë për Arsenalin pas fitores ndaj Napolit

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 18:02
De Bruyne

Kevin De Bruyne është i bindur se Arsenal është skuadra më e mirë në botë për momentin.

Mesfushori belg e bëri këtë deklaratë pas ndeshjes së mbrmëshme mes Napolit dhe Arsenalit në javën e parë në Champions League, ku londinezët fituan në fund 0-1.

“Mendoj se në fakt bëmë një performancë të mirë.

Patëm disa momente në pjesën e parë ku krijuam raste dhe sigurisht na u desh të tërhiqeshim ndonjëherë. Në pjesën e dytë i dhamë kundërshtarit më shumë hapësirë.

Por pastaj patëm përsëri disa momente të mira dhe për mua kjo është një përmirësim nga ajo që pashë në ndeshjet e para. Kemi filluar të luajmë më mirë dhe kjo është një gjë e mirë.

Arsenal është kampioni në fuqi i Premier League dhe finalisti i Champions League. Kështu që e dimë sa të fortë janë. Momentalisht janë skuadra më e mirë në botë”, tha De Bryne në intervistën e tij për Metro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat