Manchester Utd shumë i fortë
Bayerni i Munihut ashtu siç pritej, ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0 ndaj skuadrës së Bodo/Glimt nga Norvegjia, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League.
Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të zhbllokojë rezultatin.
Në minutën e 47-të, Jamal Musiala (Bayern Munih) gjendet në një pozicion ideal dhe e dërgon topin në rrjetë pranë shtyllës së djathtë, 1:0!
Në minutën e 61-të, goditje e lirë e ekzekutuar në mënyrë perfekte! Michael Olise dërgon një krosim në zonë dhe Harry Kane (Bayern Munich) kërceu lart për ta goditur topin pranë vijës së 6-metërshit. Goditja e tij me kokë nga afërsia përfundon në pjesën e sipërme të portës dhe rezultati ndryshon në 2:0.
Në minutën e 77-të, Alphonso Davies ia doli nga 17 metra ta dërgonte topin në rrjetë, duke e mposhtur portierin rival, 3:0.
Në minutën e 83-të Michael Olise (Bayern Munih) e dërgon topin nga 17-18 metra në rrjetë. Gol i bukur që rrallë shihet në stadiume.
Pas gjashtë minutave (88’) gjyqtari i tregon kartonin e kuq Odin Luras Bjortuft-it (Bodo/Glimt).
OLise vulosi fitore me rezultat 5:0 në minutën e 90+2.
Manchetser Utd ka treguar lojë të mirë, duke e deklasuar me rezultat 4:0 Sabah nga Baku e Azerbajxhanit.
Golat i realizuan Matheus Cunha (27'), Bruno Fernandes (42'), Benjamin Sheshko (45’), Lisandro Martínez (69' ).
Como nga Italia ka debutuar me fitore me rezultat 3:1 ndaj Leipzigut.
Rezultatet
Bayern - Bodo/Glimt 5:0 (0:0)
Como – Leipzig 4:1 (2:0)
Manchester Utd - Sabah 4:0 (3:0)
Slavia – Lens 2:3 (0:0)
Como ka shkaktuar senzacion në ndeshjen e parë, një fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj skuadrës së papërshtatshme gjermane.
Për Comon shënuan Baturina (15'), Douvikas (38'), Diao (54’) e Perrone (90+1) dhe për Leipzig Maksimoviq (58').