Real Madridi kaloi me sukses Interin në Champions dhe tani rikthehet në garën për La Liga.
Në konferencë,Jpse Mourinho iu përgjigj kritikave ndaj Vinícius Jr. dhe Mbappé:
“Në Portugali kemi një shprehje: gurët hidhen vetëm mbi pemët që kanë fruta”. Për Mbappe shtoi: “Vlen i njëjti koncept i frutave”.
Vinicius: “Ku është Vinícius që njohim? Sa Champions ka fituar? Sa gola ka shënuar?
Sa ndeshje eliminatore ka vendosur? Do të rikthehet Vinícius i sezonit të kaluar, por ende nuk ka ardhur. Punon më shumë se kurrë.
Në epokën e statistikave është shumë pranë shpejtësisë së tij maksimale. Ka thyer rekordet e tij këtë sezon, edhe për topat e rikuperuar… Do të kthehet i plotë”.
𝐏ë𝐫 vërshëllimat 𝐞 𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐮𝐦𝐢𝐭: “Kur ekipi dhe stadiumi janë të bashkuar, je i pathyeshëm. Nuk dua të kritikoj, por më trishtojnë vërshëllimat ndaj tij”.
Për Mbappen: “Një lojtar që shënon 40 gola çdo sezon nuk është problem për ekipin.
E pashë duke u ulur për të ndihmuar Cucurella, ndërsa një trajner shumë i rëndë do t’i bërtiste. E vlerësoj shumë këtë sjellje.
Pse nuk thonë se mbrojtëm mirë apo se mund të kishim shënuar tetë gola? Kundër Interit mund të pësonim katër, por mund të shënonim tetë”.