Dhëndri i Kosovës nuk fal, Barcelona nuk ndalet

Futboll

Dhëndri i Kosovës nuk fal, Barcelona nuk ndalet

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2026 Në ora: 18:17
Barcelona

Barcelona është e pamëshirshme ndaj çdo rivali në kampionatin spanjoll.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka triumfuar edhe në Valencia, duke e mposhtur Levanten me rezultat 4:2.

Fillimi i ndeshjes ishte jashtëzakonisht i mirë për katalanasit, të cilët brenda 19 minutave shënuan dy gola.

Espart shënoi në minutën e 5-të, ndërsa Lamine Yamal realizoi në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë, Barcelona e thelloi epërsinë në 0:3, falë golit të Lamine Yamalit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 49-të.

Megjithatë, Levante nuk u dorëzua. Romero shënoi në minutën e 79-të, ndërsa kapiteni Brugui realizoi në minutën e 88-të, duke e ngushtuar rezultatin në 2:3.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fundi dramatik, në minutën e 90+3-të realizoi Adeyemi, i cili njihet edhe si “dhëndri i Kosovës”, duke vulosur fitoren e thellë të Barcelonës me rezultat 2:4.

Por Levante u zgjua shumë vonë dhe nuk arriti ta barazojë rezultatin.

Barcelona pas pesë ndeshjeve ka regjistruar pesë fitore dhe kryeson tabelën me 15 pikë, ndërsa Levante renditet në vendin e pestë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat