Në një atmosferë të bukur futbolli, nën dritat e reflektorëve në fushën ndihmëse në Gjilan, u zhvillua derbi i Anamoravës mes kampionit në fuqi, Dritës, dhe Gjilanit.
Përballja mes dy rivalëve të përbetuar përfundoi ashtu siç nisi,– pa gola, 0:0.
Të dyja skuadrat dhanë maksimumin në fushë, por sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre dhe nuk arritën ta gjenin rrjetën.
Pas javës së gjashtë në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vendin e tretë me 11 pikë, ndërsa Drita është e gjashta me 8 pikë.
Drita ka gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar në këtë edicion.