Fusha e “Air Albania” gati për të pritur Kombëtaren

Futboll

Fusha e “Air Albania” gati për të pritur Kombëtaren

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 14:24
Stadiumi "Air Albania

Kombëtarja shqiptare pritet ta bëjë rikthimin e saj në stadiumin “Air Albania” më 26 shtator, për ndeshjen e parë që do ta luajë në Nations League përballë Bjellorusisë, sfidë e përcaktuar për t’u zhvilluar prej orës 20:45.

Kur na ndajnë edhe disa ditë larg kësaj përballje, duket se pikërisht fusha është në gjendjen optimale për të pritur futbollistët.

Pamjet i ndan zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zekaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku shihet qartë e gjithë puna fantastike që është bërë gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se këtë të premte, trajneri Rolando Maran do të bëjë edhe publike listën me të cilën do të niset drejt ndeshjeve që kuqezinjtë do t’i luajnë përballë Bjellorusisë, San Marinos, Finlandës dhe po sërish San Marinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat