Shaban Sulejmani – trajneri i javës së 7-të

Futboll

Shaban Sulejmani – trajneri i javës së 7-të

Nga: K.G. Më: 15 shtator 2026 Në ora: 15:24
Shaban Sulejmani

Sigurisht që rezultati 3:3 në Kumanovë, në ndeshjen Bashkimi nga Kumanova dhe Vardari, ishte befasues, sidomos për tifozët e kampionëve. Por, nëse ndeshja analizohet në detaje, atëherë mund të përfundohet se rezultati ishte edhe real dhe i merituar.

Bashkimi fillimisht kishte epërsinë 2:0, pastaj Vardari me përmbysje arriti në 2:3, ndërsa në fund skuadra nga Kumanova vendosi rezultatin përfundimtar 3:3.

:Për këtë rezultat dhe për paraqitjen e Bashkimit, të gjitha meritat shkojnë te trajneri Shaban Sulejmani.

Përballë kishte trajnerin e njohur “Grofi” Bozhoviq, por Sulejmani ia doli ta mposhtë taktikisht trajnerin mysafir.

Veçanërisht binte në sy fakti se skuadra e drejtuar nga Sulejmani kishte një lojë të organizuar dhe të dallueshme. Ky ekip nuk është aspak ai Bashkimi që pamë në fillim të sezonit.

Fillimisht erdhi fitorja si mysafir ndaj Skopjes, e më pas edhe barazimi me Vardarin. Sigurisht, ky bilanc nuk duhet nënvlerësuar dhe skuadra e Sulejmanit do të ketë shumë për të thënë këtë sezon.

Për mediumin maqedonas “SportSport” nuk kishte dilema: pikërisht Shaban Sulejmani është zgjedhur trajneri i javës së 7-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat