Rodri e thotë hapur

Futboll

Rodri e thotë hapur

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 15:28
Rodri

Pasi fitoi Kupën e Botës 2026 me Spanjën, Rodri vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Manchester City-n, për të nisur një të re me Barcelonën.

Ndërsa së fundmi vetë 30-vjeçari ka folur për këtë zgjedhje, duke shprehur edhe dashurinë e madhe që ka për “Qytetarët”.

“Gjithmonë kam menduar se do ta përfundoja karrierën te Manchester City, sepse ata më kanë dhënë gjithçka.

Kam qenë i lumtur, sepse isha pjesë e një prej gjeneratave më të mira në historinë e futbollit anglez.

Nuk e kisha menduar kurrë largimin, por erdhi koha për një ndryshim cikli.

Dhe pas Kupës së Botës, arrita në përfundimin se ndoshta një përvojë tjetër do të ishte më e mirë. Barça ishte zgjedhja ime”, tha Rodri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat