Real Madridi për pak sa nuk pësoi një befasi të madhe, por në fund arriti ta shmangë atë, duke triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Elches, në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit spanjoll.
Real Madridi ishte në epërsi prej 0:2, falë golave të Dituro (25’ – autogol) dhe Kylian Mbappe (33’).
Dukej se skuadra madrilene do të fitonte me lehtësi, por gjithçka ndryshoi në 19 minutat e fundit të takimit.
Vendasit, me një angazhim të jashtëzakonshëm, arritën ta barazonin rezultatin në 2:2, falë golave të Osorios në minutën e 71-të dhe Ninos në minutën e 83-të.
Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, në minutën 90+1’, Espi shënoi nga afërsia në portën e boshatisur dhe i dha Real Madridit fitoren dramatike, 2:3.
Elche renditet në vendin e 20-të me 2 pikë. Skuadra ende nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, me dy barazime dhe katër humbje.
Real Madridi është në vendin e dytë me 15 pikë, me një ndeshje më shumë, dhe ka po aq pikë sa lideri Barcelona.