Amorim dhe Silva zbresin në fushë “artileritë e rënda” për Milan – Benfica

Futboll

Amorim dhe Silva zbresin në fushë “artileritë e rënda” për Milan – Benfica

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:59
Milan - Benfica

Sonte në mbrëmje priten të luhen 7 përballjet e para të sezonit të ri të UEFA Europa League, të vlefshme për raundin e parë.

Kryefjalën pritet ta marrë dueli mes Milanit dhe Benficën, ndërsa në fushë gjithashtu zbresin Dinamo e Arbër Hoxhës që sfidon në transfertë Hapoel Beer Shevan.

Sa i përket sulmuesit të Shqipërisë, Hoxha do ta nisë nga minuta e parë. 

Në duelet e tjera, Olympiacos Piraeus sfidon Jagiellonia, ndërsa Sunderland i Granit Xhakës "mat forcat" me holandezët e AZ Alkmaar.

Në anën tjetër, Bayer Leverkusen pret Celjen, teksa Sturm Graz përballet me Rennes. Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Anderlect dhe Lyon. Më poshtë ju njohim dhe me 11-shet e titullarëve për secilën nga ndeshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat