Futbollistët e Barcelonës vazhdojnë të jenë perfektë në La Liga këtë sezon, pasi sonte arritën një fitore të thellë 7:2 ndaj Racing Santanderit, në ndeshjen e javës së gjashtë të sezonit të ri të kampionatit spanjoll.
Vendasit kaluan në avantazh 1”0 në minutën e 8-të, me golin e Joao Cancelos.
Në minutën e 25-të, Raphinha shënoi nga penalltia për ta çuar rezultatin në 2:0.
Mysafirët e ngushtuan rezultatin në 2:1 në minutën e 30-të, përmes Gay.
Deri në fund të pjesës së parë, Barcelona shënoi edhe dy herë. Fillimisht Villalibre (36’) shënoi autogol, ndërsa më pas
Raphinha realizoi golin e tij të dytë (42’) dhe Barcelona shkoi në pushim me epërsi 4:1.
Për t'u veçuar është edhe penalltia e humbur nga Lamine Yamal në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Racingu arriti ta ngushtojë përsëri rezultatin. Zabiri shënoi në minutën e 65-të për 4:2.
Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 67-të, Raphinha realizoi përsëri nga penalltia dhe e çoi rezultatin në 5:2, duke kompletuar edhe het-trik-un e tij.
Në minutën e 79-të, Gabriel Jesus shënoi për 6:2.
Rezultatin përfundimtar 7:2 e vendosi Lamine Yamal në minutën e 90-të.
Barcelona kryeson me 18 pikë e Racing Santanderi është në pozitën e 10-të me 7.