Sulmuesi anglez i Coventry City, Ellis Simms, është pranë marrjes së shtetësisë polake, pasi raportohet se ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për përfundimin e procedurës.
Sipas gazetarit Piotr Woloski të “Przeglad Sportowy Onet”, Simms po konsiderohet seriozisht si një opsion për grumbullimin e Polonisë në muajin nëntor.
Megjithatë, situata është veçanërisht interesante: Simms nuk ka luajtur më parë për Poloninë, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me vendin dhe nuk flet gjuhën polake.
Nëse shtetësia i miratohet dhe ftohet nga trajneri, ai mund të bëhet një nga rastet më të veçanta të përfaqësimit të Polonisë në vitet e fundit.