Konfirmohet sfida mes Vllaznisë dhe Vllaznisë B, e cila do të zhvillohet të shtunën, në orën 17:00. Një përballje brenda familjes kuqeblu, e programuar për të mbajtur skuadrën në ritëm gjatë kësaj periudhe.
Kjo ndeshje mund të shënojë edhe debutimin e trajnerit të ri, Çaba Laszlo, në stolin e Vllaznisë. Tekniku hungarez do të ketë mundësinë e parë për të parë nga afër skuadrën në një ndeshje, pas nisjes së aventurës së tij në krye të kuqebluve.
Për Laszlon, miqësorja do të jetë një mundësi për të njohur më mirë futbollistët që ka në dispozicion dhe për të krijuar një ide më të qartë mbi grupin me të cilin do të punojë.
Nr krahun tjetër, ndeshja është një test i rëndësishëm edhe për Vllazninë B, pasi disa prej lojtarëve të saj do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat përpara stafi t të ekipit të parë.
Përballja e së shtunës pritet të shërbejë si një test i vlefshëm për të dyja skuadrat kuqeblu, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te debutimi i mundshëm i Laszlos dhe idetë e para të trajnerit të ri në drejtimin e Vllaznisë.
Trajneri i ri ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me ekipin.