Një lojtar i Suedisë nuk shkoi ta përshëndeste Xhekon

Futboll

Një lojtar i Suedisë nuk shkoi ta përshëndeste Xhekon

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2026 Në ora: 12:17
Pamje Bosnjë-Hercegovinës dhe Suedia

Futbollisti Edin Xheko mbrëmë veshi për herë të fundit fanellën e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa lamtumira e tij në stadiumin “Bilino Polje” ishte veçanërisht emocionuese.

Kur në minutën e 63-të ai u largua nga fusha, gjyqtari lejoi një devijim të shkurtër nga procedura e zakonshme, në mënyrë që lojtarët të mund t’i afroheshin dhe të krijonin një “korridor nderi” për legjendën Xheko.

Pothuajse të gjithë futbollistët e kombëtares suedeze iu bashkuan këtij momenti dhe e përcollën Xhekon me duartrokitje teksa ai po largohej nga fusha.

Megjithatë, një futbollist nuk ishte mes tyre.

Ndërsa bashkëlojtarët e tij po i afroheshin Xhekos, ai u drejtua për nga pankina.
Bëhet fjalë për Eric Smith, mbrojtësin i cili hyri në lojë në mesin e pjesës së parë, pas lëndimit të Carl Starfeltit.

Mungesa e tij në korridorin e nderit mund të dukej disi e çuditshme, sidomos pasi Xheko pikërisht në atë moment po i jepte fund karrierës së tij me kombëtaren.

Megjithatë, Smith pas ndeshjes shpjegoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë dhe hoqi çdo dilemë.

“Thjesht më duhej një pije. Kisha pak dhimbje në shpinë, kështu që më duheshin disa tableta,” tha Smith për “Expressen”.

Pra, suedezi në atë moment kishte problemet e veta shëndetësore dhe nuk u largua drejt pankinës për të shmangur nderimin e sulmuesit të madh.

“Nuk e kuptova që ai do të largohej. Por është e qartë se duhet t’i bëjmë nderim një futbollisti të tillë,” shtoi Smith.
Kur u pyet se si ndihej u përgjigj shkurt:

“Për mua kjo nuk është diçka e re, kështu që nuk ka problem,” tha futbollisti i kombëtares suedeze.

Në pyetjen shtesë nëse ndihej mirë, Smith përsëri u përgjigj shkurt:

“Po.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat