Disa ditë më parë i dërguan mesazh Adri Mehmetit

Futboll

Disa ditë më parë i dërguan mesazh Adri Mehmetit

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 12:28
Adri Mehmeti dhe klubi i Butrintit

Klubi i Butrintit ka njoftuar afrimin e Fabio Alinanit.

Portieri i bashkohet sarandiotëve në këtë sezon të ri të Kategorisë së Dytë, duke u bërë një vlerë e çmuar në katërkëndëshin e portës.

Njoftimi është dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Alinani prezantohet me ngjyrat dominante të klubit sarandiot. Një lëvizje e papritur kjo nga Butrinti, pak ditë pasi përcolli dhe një mesazh në adresë të Adri Mehmetit.

Bëhet fjalë për një tjetër postim, ku klubi shkruan me vlerësime të mëdha për talentin shqiptar që zgjodhi të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në debutimin e lojtarit me këtë skuadër.

Sakaq, përgatitjet e Butrintit vazhdojnë ende përpara rikthimit në normalitet të Kategorisë së Dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat