Endri Çekiçi befason për të ardhmen

Futboll

Endri Çekiçi befason për të ardhmen

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 12:30
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi ka gjetur sërish ekip. 29-vjeçari u prezantua më 3 tetor nga Gabala në Azerbajxhan.

Për Çekiçin nuk ka pasur rikthim në Shqipëri, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares shqiptare vazhdon të luajë jashtë.

Njoftimi i klubit të Azerbajxhanit:

Gabala ka afruar një futbollist të ri në skuadër. Klubi ka nënshkruar kontratë me futbollistin shqiptar Endri Çekiçi deri në fund të sezonit 2026-2027.

Mesfushori ofensiv 29-vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Dinamo e Zagrebit, Olimpija e Ljubljanës, Ankaragucu, Koniaspor, Pendikspor dhe Adanaspor. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e skuadrës irakiane Zakho.

Çekiçi ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar edhe 1 gol”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat