Austria zhvillon stërvitjen në “Fadil Vokrri”

Futboll

Austria zhvillon stërvitjen në “Fadil Vokrri”

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 12:32
Kombëtarja e Austrisë

Kombëtarja e Austrisë ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ditë para ndeshjes ndaj Kosovës.

Përfaqësuesja austriake zbriti në fushën e stadiumit për seancën e fundit stërvitore para sfidës, duke u përgatitur për përballjen e radhës ndaj “Dardanëve”.

Kosova dhe Austria do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që pritet të sjellë interesim të madh nga tifozët.

Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat