Urbig debutoi me kombëtaren

Futboll

Urbig debutoi me kombëtaren

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 13:26
Jonas Urbig!

Mbrëmjeja e të enjtes, ka qenë perfekte për Jonas Urbig! Portieri rezervë i Bayern-it debutoi me ekipin kombëtar gjerman, duke veshur fanellën me numër 1 për herë të parë në fitoren 2-0 në Ligën e Kombeve kundër Serbisë.

Por debutimi i pasardhësit të Manuel Neuer në kombëtare ka qenë “i shtrenjtë” për FC Bayern-in pasi klubi bavarez ka pranuar një klauzolë specifike të kërkuar nga 1.FC Köln në momentin kur pranoi tranfserimin e Urbig në janar 2025.

Sipas akordit të bërë, klubi nga North Rhine-Ëestphalia do të përfitojë plot 1.2 milionë euro pas debutimit të talentit me kombëtaren e madhe.

Kjo shumë i bashkohet 7 milionë eurove që pagoi Bayern-i para pak vitesh për të blerë kartonin e 23-vjeçarit. Ndërsa tre milionë euro të tjera do të paguhen nga Bayern në formë bonuesh lehtësisht të arritshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat