Finlanda merr kreun me 7 pikë
Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Ligën C të Kombeve në futboll.
Finlanda, para shikuesve të saj, triumfoi me rezultat 2:1 ndaj kuqezinjve.
Në një atmosferë të bukur në Helsinki, ku ishin të pranishëm mbi 25 mijë shikues, mes tyre edhe shumë shqiptarë, u krijua një atmosferë fantastike për këtë përballje.
Finlanda - Shqipëria 2:1
Stadiumi "Helsinki Olympic", Helsinki.
Gjyqtar: R. Hennessy (Irlanda).
Shikues: 25.000.
Shënues: Walta (26' e 71') - Manaj (4').
Kartona të verhë: Kairinen - Sherri, Gjimshiti, Uzuni.
Karton i kuq: Etrit Berisha.
Finlanda: Hradecky, Stahl, S. Miettiinen, T. Miettinen (Vaisanen 62'), Lahteenmaki, Marhiev (Peltola 89'), Kairinen (Kamara 46'), Walta (Valakari 82'), Svanback, Pohjanpalo, Hakans (Jukkola 62').
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo (Mehmeti 77'); Mitaj, Asllani (Shehu 77'), Ramadani; Hoxha (Sherri 26'), Muçi (Uzuni 65'), Manaj (Daku 46').
Goli i hershëm nuk i mjaftoi Shqipërisë për të marrë një rezultat të favorshëm në Helsinki.
Në minutën e 4-t, Rei Manaj shënoi me kokë për epërsinë e Shqipërisë, pas një krosimi të bukur nga korneri të Kristjan Asllanit. Topi përfundoi në këndin e poshtëm të majtë të portës, 0:1.
Në minutën e 22-të, Shqipëria pësoi një goditje të rëndë. Portieri Etrit Berisha bëri gabim në pasimin e topit, ndërsa lojtari kundërshtar u gjend pranë zonës së 16-metërshit. Berisha ndërhyri për ta ndalur dhe gjyqtari e përjashtoi direkt me karton të kuq.
Në minutën e 26-të, futbollisti Leo Walta, nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, goditi bukur në këndin e poshtëm të majtë, duke e mposhtur portierin Alen Sherrin. 1:1.
Në pjesën e dytë, Shqipëria, pavarësisht se ishte me një lojtar më pak, pati dy raste ideale.
Në minutën e 60-të, Stavro Pilo pati një mundësi të mirë. Ai doli ballë për ballë me portierin, por goditja e tij ishte qendrore dhe rasti shkoi huq.
Në minutën e 71-të, Leo Walta ishte sërish i pamëshirshëm dhe shënoi nga gjuajtja e lirë. Kësaj radhe goditi nga rreth 22-23 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës së portierit Sherri.
Në minutën e 82-të, Elseid Hysaj shërbeu bukur Mirlind Dakun, i cili mbeti i vetëm përballë portierit, por goditja e tij u prit nga portieri vendas, duke shpëtuar portën e Finlandës.
Shqipëria pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve radhazi.
Në renditjen e Grupit 1, Finlanda merr kreun me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6 pikë, Bjellorusia me 1 dhe San Marino me 0 pikë.