Dueli vendimtar me Gjermaninë, grekët humbasin yllin e Arsenalit

Futboll

Dueli vendimtar me Gjermaninë, grekët humbasin yllin e Arsenalit

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 14:23
Greqia

Greqia ka marrë një goditje të rëndësishme në prag të ndeshjes ndaj Gjermanisë, që do të zhvillohet në shtëpi të dielë

Ylli i Arsenalit, Kristos Tzolis, u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 18 minutash në barazimin 2-2 ndaj Holandës të enjten, ndërsa raportimet sugjerojnë se anësori pritet të mungoj në ndeshjen e së dielës ndaj Gjermanisë.

“Mendoj se ishte një skenë që e panë të gjithë, veccanërisht ata që ishin pranë tij. I thashë të dilte, sepse dyshoja se nuk do ta kishte bërë këtë nëse nuk do të kishte ndier diccka.

Nuk e dimë ende sa i madh është dëmi i shkaktuar sot, por shpresoja që të ishte vetëm një kontraktim, diçka e përkohshme”, tha trajneri i Greqisë.

Gjermania do të kërkojë të marrë revansh për humbjen 0-1 ndaj Greqisë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, kur ato të përballen të dielën në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat