Selektori i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnick, pas barazimit (1:1) në Kosovë nuk ishte i kënaqur me gjithçka, por me tetë pikët e grumbulluara në katër ndeshje ishte shumë i kënaqur.
“Kosova e bëri shumë mirë. Ne patëm shumë pasaktësi në lojën tonë, dhe jo të gjitha kishin të bënin vetëm me fushën e keqe”, tha selektori i Austrisë.
Rangnick ishte pozitiv sidomos për shkak të karakterit dhe moralit të ekipit të tij:
“Për herë të dytë, pas një disavantazhi, arritëm të rikthehemi. Kjo tregon se sa e bashkuar dhe e fortë është skuadra.
E dimë që ka ende hapësirë për përmirësim”.
Në përgjithësi, Rangnick ishte shumë i kënaqur me tetë pikët e marra në katër ndeshje.
“Në katër ndeshje kemi shënuar nëntë gola, dhe kjo nuk është diçka që merret si e mirëqenë”.
Fakti që gjatë këtyre katër ndeshjeve shumë lojtarë të ndryshëm, përfshirë edhe disa futbollistë të rinj, kanë treguar veten, do
t’i shkaktojë selektorit të Austrisë më shumë dilema në të ardhmen. Ka shkruar media austriake “Kurier”.
“Shumë lojtarë e kanë konfirmuar veten. Nuk do të dija të përmendja ndonjë lojtar që ka qenë nën nivel”, tha Rangnick.
Ai shtoi:
“Pres që deri në nëntor të rikthehet edhe ndonjë lojtar që tani është i lënduar. Pastaj për mua nuk do të jetë më e lehtë të zgjedh lojtarët”.